Ndarja e mjeteve për RTK-në, Deliu-Kodra: RTK u përdor si vegël për betejat të ulëta politike
Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Qeverinë në detyrë për përdorim të RTK-së. Pas vendimit të qeverisë për ndarjen e mjeteve për pagat e punonjësve të RTK-së, ajo ka vlerësuar se tani po del se Qeveria në detyrë ka pasur gjithë kohën dhe mundësinë t’i paguajë punëtorët e RTK-së. Në profilin e saj në


Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Qeverinë në detyrë për përdorim të RTK-së.
Pas vendimit të qeverisë për ndarjen e mjeteve për pagat e punonjësve të RTK-së, ajo ka vlerësuar se tani po del se Qeveria në detyrë ka pasur gjithë kohën dhe mundësinë t’i paguajë punëtorët e RTK-së.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se RTK u përdor si vegël për betejat të ulëta politike.
“Fajësonte të tjerët, por po del që Qeveria në detyrë paska pasur gjithë kohën mundësi t’i paguajë punëtorët e RTK-së. Në ndërkohë, punëtorët u lanë pa paga, u maltretuan, u turpëruan publikisht, dhe familjet e tyre u detyruan të jetojnë pa të ardhura minimale. Kjo nuk është thjesht papërgjegjësi, është abuzim i pastër me pushtetin. RTK u përdor si vegël për betejat të ulta politike dhe për lojën e pafund të fajsimeve për bllokadën institucionale. Keq, shumë keq!”, ka shkruar ajo.

