Ndarja e mjeteve për RTK-në, Kica-Xhelili e ashpër me Qeverinë: Si nuk ju vjen pak turp për gjithë ankthin që ja shkaktoni njerëzve?
Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xelili, ka reaguar pasi Qeveria sot ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve për pagat e punëtorëve në RTK-në. Ajo ka shtruar disa pyetje për kryeministrin në detyrë. Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se qeveria duhet të turpërohet nga vonesa e këtyre pagave. “Edhe? Kush paska qenë


Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xelili, ka reaguar pasi Qeveria sot ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve për pagat e punëtorëve në RTK-në.
Ajo ka shtruar disa pyetje për kryeministrin në detyrë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se qeveria duhet të turpërohet nga vonesa e këtyre pagave.
“Edhe? Kush paska qenë duke bllokuar mjete? E kush po vazhdon të bllokojë mjete të komunave? Si nuk ju vjen pak turp për gjithë ankthin që ja shkaktoni njerëzve që mbajnë familje, marrin terapi, kanë kredi, e ja shkelni dinjitetin me dy këmbë për manovra politike të stilit “kush o’ ma i forti?”.”, ka shkruar ajo.

