Ndërhyrjet në zgjedhjet në RMV, Ahmeti thotë se Kurti ishte aty përmes përfaqësuesit të tij
Pasi ushtroi të drejtën e tij të votës në Zajaz të Kërçovës, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti foli për media. Ka akuza që qeveria e Kosovës, në krye me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe LVV i jep mbështjetje partisë VLEN, dhe për këto ndërhyrje, u përgjigj Ali Ahmeti. Ahmeti për Kurtin tha se ai


Pasi ushtroi të drejtën e tij të votës në Zajaz të Kërçovës, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti foli për media.
Ka akuza që qeveria e Kosovës, në krye me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe LVV i jep mbështjetje partisë VLEN, dhe për këto ndërhyrje, u përgjigj Ali Ahmeti.
Ahmeti për Kurtin tha se ai ‘ka qenë’ atje, meqë kishte shkuar përfaqësuesi i tij, duke shtuar se ata i thirrin për t’iu ndihmu, por nuk u kryen punë gjë.
”Nëse unë nuk shkoj me një vend dhe çoj përfaqësuesin tim, i bie se aty jam unë nuk i bie tjetër kush. Albin Kurti ka qenë sepse ka qenë përfaqësuesi i tij. Nuk kam ndonjë bilanc për ndikimet, unë asnjëherë nuk kam ndërhy te zgjedhjet në Kosovë e në Shqipëri, ne na duhen marrëdhëniet të mira si shqiptarë, të gjithë bashkë të invetojmë në investim të infrastrukturës, arsim, shëndetësi, këti janë prioritet dhe jo ndërhyrjet politike”, tha Ahmeti.
Derisa, lidhur me zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, sipas tij, këto janë zgjedhje të karakterit aq lokal, sa rëndësi kanë edhe në politikë.
“Uroj në radhë të parë që këto zgjedhje me shumë rëndësi për Republikën e Maqedonisë së Veriut të shkojnë në një proces të rregullt të mbarë e të drejtë, e të pranueshëm prej të gjitha palëve. Janë zgjedhje të rëndësishme jo vetëm nga karakteri lokal por edhe politik. Besoj që qytetarët t’i përgjigjen si proces por edhe si rëndësi. Kështu që uroj si është më së mirë, sepse zgjedhjet janë pasqyra e vet shtetit, është shkalla që arrihet në demokraci dhe mbi të gjitha uroj që të gjithë me përkushtim të punojnë sot që të kemi një proces të drejtë.
“Jo vetëm koment por historikisht shqiptarëve u kanë përgatit gracka, që t’i përçajnë mes vete të përhapin mosbesim. Kjo është një akt sa i turpshëm aq edhe qyqar. Dy ditë pas zgjedhjeve nuk bëhen këso montime. Shqiptarët janë të vetëdijshëm historikisht për shtypjen që I janë bërë, janë vërtetë të dijshëm, nuk janë si para 170 vjetësh që me lloj – lloj shpifjesh i shtinin edhe në vëlla vrasje”, tha Ahmeti.
Ai potencoi se si BDI nuk janë të interesuar të shkaktojnë probleme dhe nuk kanë interes ta rrezikojnë fitoren e fituar. Ahmeti tha se vota kombëtare është në nivel, duke potencuar se të gjitha sondazhet tregojnë se janë fitues.
“Ne nuk luftojmë për pushtet, tërë veprimtarinë tonë e kemi bërë për shtet. Shtetin e kemi shpie ne NATO”, tha Ahmeti. /Klankosova.tv