Ndërprerja e autobusëve, Rama bashkë me protestuesit shkojnë te Qeveria

Punëtorët e “Trafikut Urban” janë nisur drejt objektit të Qeverisë për ta vazhduar protestën atje. Në mesin e tyre është edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas kërkesës që ata i bënë për t’u bashkuar. “E ndjej shumë, për të gjithë këta punëtorë këtu që janë të papaguar, faleminderit për të gjithë punën që e

Ndërprerja e autobusëve, Rama bashkë me protestuesit shkojnë te Qeveria
Ndërprerja e autobusëve, Rama bashkë me protestuesit shkojnë te Qeveria

Ndërprerja e autobusëve, Rama bashkë me protestuesit shkojnë te Qeveria

Punëtorët e “Trafikut Urban” janë nisur drejt objektit të Qeverisë për ta vazhduar protestën atje.

Në mesin e tyre është edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas kërkesës që ata i bënë për t’u bashkuar.

“E ndjej shumë, për të gjithë këta punëtorë këtu që janë të papaguar, faleminderit për të gjithë punën që e keni bërë për tërë këta muaj për t’i shërbyer qytetarët e kryeqytetit përkundër sabotazhave, përkundër bllokadave”, ka thënë Rama.

Për gjithë situatën ai e ka fajësuar Qeverinë në detyrë.

“E dini edhe ju, sikurse ne, sikur t’i keni pagat në bankë, e një zyrtar i bankës atje mos t’i lëshojë paratë, ashtu edhe Qeveria po vepron ndaj Komunës. Paratë tona që i kemi në gatshme nuk na i lëshon, për t’i kryer detyrimet tona ndaj jush”, është shprehur Rama.