Ndërprerja e linjave të qarkullimit në Prishtinë, deklarohen nga Trafiku Urban
Ndërmarrja publike komunale Trafiku Urban ka dalë me sqarim rreth ndërprerjes së qarkullimit të autobusëve në të gjitha linjat e Prishtinës, duke thënë se një gjë e tillë vjen si pasojë e mungesës së pagave dhe karburanteve, dhe se rikthimi në funksion do të bëhet vetëm pas alokimit të mjeteve të bllokuara. Njoftimi vjen pasi


Ndërmarrja publike komunale Trafiku Urban ka dalë me sqarim rreth ndërprerjes së qarkullimit të autobusëve në të gjitha linjat e Prishtinës, duke thënë se një gjë e tillë vjen si pasojë e mungesës së pagave dhe karburanteve, dhe se rikthimi në funksion do të bëhet vetëm pas alokimit të mjeteve të bllokuara.
Njoftimi vjen pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama mbajti sot një takim me përfaqësuesit e transportit urban dhe Shoqatës së Transportuesve të Sektorit Privat.
Në takim u bë e ditur se duke filluar nga dita e hënë transporti publik në kryeqytet do të ndalet për shkak të bllokimit të buxhetit komunal nga Ministria e Financave.
Ndërmarrja Trafiku Urban ka paralajmëruar se qarkullimi i linjave do të rifillojë vetëm pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat i mundësojnë Komunës së Prishtinës të shlyejë obligimet e saj financiare ndaj ndërmarrjes.
“Gjatë ditëve të fundit jeni njoftuar për vështirësitë financiare me të cilat po përballet ndërmarrja. Si pasojë e këtyre vështirësive dhe mungesës së karburanteve, përkundër vullnetit tonë, jemi të detyruar të ndërpresim qarkullimin e të gjitha linjave të Trafikut Urban, duke filluar nga e hëna, 24.11.2025. Qarkullimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat i mundësojnë Komunës së Prishtinës të shlyejë obligimet e saj financiare ndaj ndërmarrjes. Dëshirojmë të sqarojmë se ndërmarrja ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar; megjithatë, vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve ndaj nesh kanë krijuar këtë situatë të paqëndrueshme”, thuhet në komunikatë.

