Ndërron jetë ish-kryeministri Fatos Nano

Ish-kryeministri Fatos Nano ka ndërruar jetë ditën e sotme. Prej 1 muaji ai ndodhej i shtruar në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë të jetojë. Fatos Nano ishte një nga figurat më të rëndësishme të politikës në vendin tonë. Ai drejtoi Partinë Socialiste nga viti 1991 derinë vitin 2005, duke […] The post Ndërron jetë ish-kryeministri Fatos Nano appeared first on Ditar.al.

Ndërron jetë ish-kryeministri Fatos Nano

Ish-kryeministri Fatos Nano ka ndërruar jetë ditën e sotme. Prej 1 muaji ai ndodhej i shtruar në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë të jetojë.

Fatos Nano ishte një nga figurat më të rëndësishme të politikës në vendin tonë. Ai drejtoi Partinë Socialiste nga viti 1991 derinë vitin 2005, duke shërbyer edhe 3 herë si kryeministër i vendit.

Profili i Fatos Nanos:

Ai filloi karrieren e tij politike ne vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeminister i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizojë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatise vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik. Zgjedhjet në 31 Mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërise dhe ai u caktua përsëri Kryeministër. Pas dy muajsh ai u detyrua të jep dorëheqje.

Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërise. Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata. Burgosja e tij u be problemi kryesor i Shqipërise post komuniste, sepse shumë socialistë besonin se kjo burgosje ishte shkase e opozicionit të Nanos ndaj qeverrisë së Berishës.

Gjatë vitit 1994 skemat piramidale po bëheshin të njohura në Shqipëri dhe rrënia e tyre në vitin 1997 shkaktoi një revoltë të armatosur të nxitur nga opozita kundër qeverisë me kërkesën për kthimin e parave të humbura në firmat piramidale. Kjo revoltë çoi në shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme nga presidenti Berisha. Nano u lirua nga burgu pas një amnistie të dhënë nga presidenti Berisha. Zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste.

Presidenti Berisha dha dorëheqjen dhe kuvendi i ri zgjodhi president Rexhep Mejdanin. Presidenti Mejdani emëroi kryeministër Fatos Nanon. Në shator të vitit 1998 forcat e policisë së Tropojës vranë në një atentat udhëheqësin e lëvizjes studentore antikomuniste Azem Hajdari. Kjo çoi në një revoltë popullore dhe meqënëse u krye nga një segment i shtetit, e detyroi Fatos Nanon të japë dorëheqjen.

Partia Socialiste vazhdoi qeverisjen e vendit dhe fitoi zgjedhjet në qershor 2001. Nano u bë Kryeministër për të tretën herë në korrik, 2002 i emëruar nga presidenti Alfred Moisiu. Në 3 korrik 2005 Partia Socialiste humbi zgjedhjet dhe shumicën në parlament. Partia Demokratike fitoi shumicën dhe kryetari i saj Sali Berisha u emërua Kryeministër i qeverisë së re. Më 1 shtator 2005 Nano dha dorëheqjen si kryetar i Partise Socialiste.

The post Ndërron jetë ish-kryeministri Fatos Nano appeared first on Ditar.al.