Vrasje dhe tjetërsim pronash, Apeli i GJKKO lë në burg “Rrumin e Shijakut” dhe vëllain e deputetit socialist

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, të njohur si “Rrumi”. E njëjta masë sigurie u la në fuqi edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, si dhe për shtetasin Vlash Brahja, të dyshuar për tjetërsimin e pronave në zonën e Gjirit të Lalzit. […] The post Vrasje dhe tjetërsim pronash, Apeli i GJKKO lë në burg “Rrumin e Shijakut” dhe vëllain e deputetit socialist appeared first on Ditar.al.

Vrasje dhe tjetërsim pronash, Apeli i GJKKO lë në burg “Rrumin e Shijakut” dhe vëllain e deputetit socialist

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, të njohur si “Rrumi”.

E njëjta masë sigurie u la në fuqi edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, si dhe për shtetasin Vlash Brahja, të dyshuar për tjetërsimin e pronave në zonën e Gjirit të Lalzit.

Në burg mbeti edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume.  Vëllai i deputetit të PS, dyshohet si i përfshirë në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës, në bashkëpunim me Aldo Avdylin, i arrestuar vetëm pak javë më parë në zonën e Liqenit të Thatë.

Vrasja e Edmir Bregut u zbardh pas përgjimeve në Sky ECC të grupit kriminal të Astrit Avdylajt dhe Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe edhe si “Rumi i Shijakut”.

Sipas SPAK, drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë Aldo Avdylaj, si ndihmës dyshohet të jetë Enea Kume . Ekzekutorët ishin Alfred Doka dhe Ermir Dedja.

The post Vrasje dhe tjetërsim pronash, Apeli i GJKKO lë në burg “Rrumin e Shijakut” dhe vëllain e deputetit socialist appeared first on Ditar.al.