Ndërron jetë një punëtor në Dragodan, një tjetër lëndohet – Dyshohet se i zuri betoni

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka humbur jetën në Prishtinë si pasojë e lëndimeve të marra gjatë kohës që ishte duke punuar. Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Faruk Rama”. Derisa, personi

Ndërron jetë një punëtor në Dragodan, një tjetër lëndohet – Dyshohet se i zuri betoni
Ndërron jetë një punëtor në Dragodan, një tjetër lëndohet – Dyshohet se i zuri betoni

Ndërron jetë një punëtor në Dragodan, një tjetër lëndohet – Dyshohet se i zuri betoni

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka humbur jetën në Prishtinë si pasojë e lëndimeve të marra gjatë kohës që ishte duke punuar.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Faruk Rama”. Derisa, personi tjetër që mbeti i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, njoftoi Flora.

Policia po heton rastin. /Klankosova.tv