Ndihmoi dy vëllezër të pastronin paratë e drogës, ish-drejtoresha e Kadastrës Durrës dënohet me 7 vite, por nuk bën asnjë ditë burg

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Dashit, e akuzuar për pastrim parash, i ulet dënimi në 4 vite e 8 muaj burg. Por ish-zyrtarja nuk do të bëjë asnjë ditë burg pasi Gjykata ka vendosur që dënimi t’i konvertohet […] The post Ndihmoi dy vëllezër të pastronin paratë e drogës, ish-drejtoresha e Kadastrës Durrës dënohet me 7 vite, por nuk bën asnjë ditë burg appeared first on Ditar.al.

Ndihmoi dy vëllezër të pastronin paratë e drogës, ish-drejtoresha e Kadastrës Durrës dënohet me 7 vite, por nuk bën asnjë ditë burg

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Dashit, e akuzuar për pastrim parash, i ulet dënimi në 4 vite e 8 muaj burg. Por ish-zyrtarja nuk do të bëjë asnjë ditë burg pasi Gjykata ka vendosur që dënimi t’i konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Po ashtu GJKKO ka vendosur t’i heqë edhe masat e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit ish-drejtoreshës së Kadastrës në Durrës.

Rajmona Dashi, së bashku me dy vëllezërit Besjan dhe Leonard Lamaj si dhe Ardjan Malasi akuzohen se pastruan 1.25 milionë euro të përfituara nga trafiku i drogës në Belgjikë.

Në seancën e kësaj të hënë, GJKKO vendosi që Besjan Ramaj, i akuzuar të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg, Leonard Ramaj me 5 vite burg dhe Ardjan Malasi me 6 vite burg.

Sipas SPAK, Rajmonda Dashi së bashku me Ardian Malasin, dyshohen se kanë ndihmuar dy vëllezërit Besian dhe Leonard Rama të pastrojnë paratë që si burim kane aktivitetin e trafikut të drogës.

Këto dyshime janë krijuar pas letërporosive që kanë mbërritur nga Belgjika, ku dy vëllezërit janë dënuar për trafik narkotikësh. Hetimet e SPAK kanë zbuluar se Rajmonda Dashi duke shfrytëzuar dhe postin e saj ka ndihmuar dy vëllezërit që paratë e vendosura nga aktiviteti kriminal të investoheshin në pasuri, tashmë të vënë në sekuestro nga Prokuroria e Posaçme.

The post Ndihmoi dy vëllezër të pastronin paratë e drogës, ish-drejtoresha e Kadastrës Durrës dënohet me 7 vite, por nuk bën asnjë ditë burg appeared first on Ditar.al.