Ndjesia e shpimit, dobësia dhe ngërçet paralajmërojnë mungesë kaliumi: Ja si ta rimbushni këtë mineral jetik
Kur trupi për ndonjë arsye humbet shumë kalium, ndodh hipokalemia, një gjendje që mund të shkaktojë shqetësime serioze në funksionimin e muskujve dhe zemrës Kaliumi është mineral i tretë më i përhapur në trupin e njeriut dhe një nga elektrolitet kryesorë, të domosdoshëm për funksionimin normal të çdo qelize. Niveli i tij ndikon drejtpërdrejt në […] The post Ndjesia e shpimit, dobësia dhe ngërçet paralajmërojnë mungesë kaliumi: Ja si ta rimbushni këtë mineral jetik appeared first on ATV.
Kur trupi për ndonjë arsye humbet shumë kalium, ndodh hipokalemia, një gjendje që mund të shkaktojë shqetësime serioze në funksionimin e muskujve dhe zemrës
Kaliumi është mineral i tretë më i përhapur në trupin e njeriut dhe një nga elektrolitet kryesorë, të domosdoshëm për funksionimin normal të çdo qelize. Niveli i tij ndikon drejtpërdrejt në punën e zemrës, muskujve, stomakut…
Pse është i rëndësishëm kaliumi për trupin?
Ndërsa natriumi vepron kryesisht jashtë qelizave, kaliumi luan rolin kryesor brenda tyre, sepse ruan ekuilibrin e lëngjeve, rregullon ngarkesën elektrike të membranave qelizore dhe mundëson kalimin e impulseve përmes fibrave nervore dhe muskulore
Së bashku me natriumin, klorin, magnezin dhe kalciumin, ky mineral përbën bazën e stabilitetit elektrolitik të organizmit. Nga balanca e këtyre mineraleve varen pothuajse të gjitha funksionet fiziologjike: nga rrahjet e zemrës dhe tkurrjet muskulore, deri te aktiviteti i trurit dhe presioni i gjakut.
Roli kryesor i kaliumit në sistemet e trupit
Kaliumi është kationi kryesor brendaqelizor, që do të thotë se ruan stabilitetin elektrik dhe osmotik të qelizës. Roli i tij më i rëndësishëm është në përçimin e impulseve nervore dhe tkurrjen e muskujve, veçanërisht të atyre të zemrës
Së bashku me natriumin merr pjesë në funksionimin e të ashtuquajturës pompë natrium-kalium, mekanizëm që mundëson shkëmbimin e joneve midis brendësisë dhe jashtësisë së qelizës. Ky proces është jetik për funksionimin normal të qelizave nervore dhe muskulore.
Kaliumi gjithashtu ndihmon në rregullimin e ekuilibrit acido-bazik (balanca e acideve dhe bazave në organizëm), ndikon në metabolizmin e glukozës, rritjen dhe ndarjen qelizore, si dhe në proceset e detoksifikimit.
Kërkimet tregojnë se marrja e mjaftueshme e kaliumit ul rrezikun e presionit të lartë të gjakut, goditjes në tru dhe gurëve në veshka, duke përmirësuar njëkohësisht shëndetin e kockave dhe muskujve, transmeton Telegrafi.
Kur dhe si humbet kaliumi?
Kaliumi eliminohet nga organizmi kryesisht përmes veshkave, mbi 90% përmes urinës, ndërsa një pjesë më e vogël përmes jashtëqitjes dhe djersës. Kur trupi humbet shumë kalium, ndodh hipokalemia, gjendje që mund të shkaktojë çrregullime në punën e muskujve dhe zemrës
Simptomat e nivelit të ulët të kaliumit përfshijnë dobësi, ngërçe, lodhje, rrahje të parregullta të zemrës, kapsllëk dhe ndjesi shpimi në gjymtyrë.
Hipokalemia është e zakonshme tek personat që ushtrojnë shumë, tek sportistët që humbin elektrolite me djersë, por edhe tek ata me diarre të zgjatur, të vjella ose përdorim të tepruar të diuretikëve dhe laksativëve.
Përveç kësaj, personat që përdorin ilaçe si kortikosteroidet, beta2-agonistët, kardiotonikët ose teofilinën, mund të zhvillojnë çrregullime elektrolitike.
Tek pacientët me sëmundje inflamatore të zorrëve (sëmundja e Crohn-it, koliti ulceroz) ndodh ulje e përthithjes dhe humbje e kaliumit, gjë që e përkeqëson gjendjen klinike.
A është e rrezikshme kur kemi shumë kalium?
Nga ana tjetër, niveli i lartë i kaliumit në gjak (hiperkalemia) mund të jetë po aq i rrezikshëm. Ajo ndodh zakonisht tek personat me dëmtim të funksionit të veshkave, sepse veshkat nuk arrijnë të eliminojnë tepricën e elektroliteve
Hiperkalemia mund të shkaktojë ngadalësim të rrahjeve të zemrës, aritmi, madje edhe arrest kardiak, ndaj kërkon vlerësim të menjëhershëm mjekësor.
Si të sigurojmë marrjen e duhur të kaliumit
Burimi më i mirë i kaliumit është një dietë e larmishme dhe e freskët. Ai gjendet në frutat dhe perimet, sidomos në banane, avokado, patate, domate, spinaq, fasule, thjerrëza dhe fruta të thata. Duhet pasur parasysh se gatimi (zierja, pjekja) dhe përpunimi industrial i ushqimeve mund të ulin përmbajtjen e kaliumit deri në 70%
Studimet moderne tregojnë se raporti midis kaliumit dhe natriumit ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e zemrës: sa më shumë kalium në raport me kripën, aq më i vogël rreziku nga hipertensioni.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon 3.500 mg kalium në ditë për të rriturit, me kufizim paralel të kripës.
Kaliumi – shumë më tepër se një mineral i zakonshëm
Kaliumi është rregullatori kryesor i jetës brenda çdo qelize. Disbalanca e tij ndikon në sinjalet nervore, forca e muskujve, funksionimin e zemrës dhe trurin.
Kujdesi për marrjen e mjaftueshme të kaliumit përmes ushqimit të shëndetshëm dhe stilit aktiv të jetës është një nga mënyrat më të thjeshta, por më të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit afatgjatë. /Telegrafi/
The post Ndjesia e shpimit, dobësia dhe ngërçet paralajmërojnë mungesë kaliumi: Ja si ta rimbushni këtë mineral jetik appeared first on ATV.
