Inhalatorët e astmës ndikojnë në ngrohjen globale

Inhalatorët po prodhojnë miliona ton karbon duke ndikuar në ngrohjen globale, thotë një studim i ri. Sipas studimit të publikuar në JAMA, çlirimet e karbonit në SHBA nga inhalatorët janë rritur në 10 vitet e fundit. Inhalatorët janë trajtimi kryesor për personat që vuajnë nga astma dhe sëmundje kronike të mushkërive, por gjatë 2014-2024 gjeneruan […] The post Inhalatorët e astmës ndikojnë në ngrohjen globale appeared first on Konica.al.

Inhalatorët e astmës ndikojnë në ngrohjen globale

Inhalatorët po prodhojnë miliona ton karbon duke ndikuar në ngrohjen globale, thotë një studim i ri.

Sipas studimit të publikuar në JAMA, çlirimet e karbonit në SHBA nga inhalatorët janë rritur në 10 vitet e fundit.

Inhalatorët janë trajtimi kryesor për personat që vuajnë nga astma dhe sëmundje kronike të mushkërive, por gjatë 2014-2024 gjeneruan 24.9 milionë ton dioksid karboni.

Në 2022, shifra mesatare tejkaloi 1 milionë ton që është e barabartë me elektricitetin që mund të furnizojë 200 mijë shtëpi.

Shkencëtarët thonë se kostoja për çlirimet e karbonit nga inhalatorët arrin rreth 5.7 miliardë dollarë dhe mendojnë se rruga e duhur është rekomandimi i inhalatorëve që çlirojnë më pak.

Rreth 98% të inhalatorëve të rekomanduar në dekadën e fundit përmbanin rimbushës me hidrofluoroalkan që kontribuon në rritjen e gazeve serë.

Ndërsa inhalatorët me pluhur të thatë apo sprucim të lehtë e dërgojnë mjekimin në mushkëri pa mbetjet.

Gjatë 2014-2024 u rekomanduan 1.6 milionë inhalatorë në SHBA.

Studimi konkludoi se inhalatorët e patentuar prodhuan 72% të çlirimeve karbonike, krahasuar me gjenerikët e autorizuar (22%) dhe gjenerikët e pavarur (6%).

The post Inhalatorët e astmës ndikojnë në ngrohjen globale appeared first on Konica.al.