Ndryshime në Qeveri, emërime të reja në disa institucione
Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ku janë bërë disa ndryshime në qeveri, përfshirë largime dhe emërime të reja në disa institucione. Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Armela Bakës si zëvendësministre e Arsimit dhe Martin Kajos në Ministrinë e Ekonomisë e Inovacionit. Majlinda Angoni u lirua nga […] The post Ndryshime në Qeveri, emërime të reja në disa institucione appeared first on Ditar.al.
Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ku janë bërë disa ndryshime në qeveri, përfshirë largime dhe emërime të reja në disa institucione.
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Armela Bakës si zëvendësministre e Arsimit dhe Martin Kajos në Ministrinë e Ekonomisë e Inovacionit.
Majlinda Angoni u lirua nga detyra e Prefektes së Shkodrës, duke u zëvendësuar nga Holta Duda.
Odise Kote u lirua nga detyra si Prefekt i Gjirokastrës dhe do zëvendësohet nga Albana Hasanaj.
Vendimet e Këshillit të Ministrave:
Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.
Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Martin Kajo emërohet zevendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut te Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
• Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues te Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues te Agjencisë Shtetërore te Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore te Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqesisë dhe Zhvillimit Rural.
The post Ndryshime në Qeveri, emërime të reja në disa institucione appeared first on Ditar.al.
