Berisha në trajnimin e deputetëve të rinj: Ju jeni me duar në xhepa, nuk keni staf e mbështetje nga Kuvendi

Partia Demokratike ka organizuar ditën e sotme programin për trajnimin e deputetëve të rinj, ku i pranishëm ka qenë edhe vetë kryedemokrati Sali Berisha. Më fjalën e tij para deputetëve, ai i ka këshilluar të mos shkelmojnë parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut, teksa u shpreh se  të qënit deputet është një […] The post Berisha në trajnimin e deputetëve të rinj: Ju jeni me duar në xhepa, nuk keni staf e mbështetje nga Kuvendi appeared first on Ditar.al.

Berisha në trajnimin e deputetëve të rinj: Ju jeni me duar në xhepa, nuk keni staf e mbështetje nga Kuvendi

Partia Demokratike ka organizuar ditën e sotme programin për trajnimin e deputetëve të rinj, ku i pranishëm ka qenë edhe vetë kryedemokrati Sali Berisha.

Më fjalën e tij para deputetëve, ai i ka këshilluar të mos shkelmojnë parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut, teksa u shpreh se  të qënit deputet është një nga funksionet më të veçanta që një njeri mund të ushtrojë gjatë jetës.

Por Berisha ngriti shqetësimin se deputetët janë pa asnjë mbështetje nga Kuvendi, pasi nuk kanë zyrë apo staf, për ta bërë më mirë punën  e tyre.

“Për çdo njeri që ka ambicien më të vogël politike qenia deputet është realizimi i një ëndrre, ndër më të bukurat e jetës.

Shumë funksione dhe detyra mund të rrjedhin gjatë jetës, por si ai i deputetit nuk është asnjë. Uroj që ky funksion të bëhet një bazë e fuqishme për ndërtimin e një karriere të denjë politike.

Deputeti ka shansin e madh që në tempullin e Kuvendit të formohet si një orator i shkëlqyer. Nuk ka platformë më të bukur e dinjitoze se ajo e Parlamentit për të treguar oratorinë tuaj.

Ju jeni deputetë me duar në xhepa, nuk keni asnjë staf, qoftë për kontaktet e vazhdueshme me zgjedhësit, por edhe për mbështetjen e veprimtarisë tuaj në Kuvend.

Ky është një Parlament skeletik, ka njerëz që jepen 220 mijë rroga në administratë dhe sheh parlamentarë pa asnjë ndihmës, ose të paktën 2-3 së bashku me një zyrë dhe ndihmës. Kjo është si ta përthash Parlamentin.

Kam një këshillë për ju, mos shkelmoni parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut”, tha ai.

The post Berisha në trajnimin e deputetëve të rinj: Ju jeni me duar në xhepa, nuk keni staf e mbështetje nga Kuvendi appeared first on Ditar.al.