Ndryshimet politike nëpër botë, a mund t’i shfrytëzojë Kosova për të siguruar më shumë njohje?

Edhe pas gati 18 vjetësh pavarësi, shumë shtete, veçanërisht ato me shumicë myslimane, nuk e njohin Kosovën, ndërkohë që diplomacia e saj shpesh shihet si e fragmentuar dhe e paqartë. Njohja e Kosovës nga Siria pas ndryshimit të regjimit dhe rritjes së ndikimit të SHBA-së në rajon, tregon se Kosova mund të përfitojë nga ndryshimet

Ndryshimet politike nëpër botë, a mund t’i shfrytëzojë Kosova për të siguruar më shumë njohje?
Ndryshimet politike nëpër botë, a mund t’i shfrytëzojë Kosova për të siguruar më shumë njohje?

Ndryshimet politike nëpër botë, a mund t’i shfrytëzojë Kosova për të siguruar më shumë njohje?

Edhe pas gati 18 vjetësh pavarësi, shumë shtete, veçanërisht ato me shumicë myslimane, nuk e njohin Kosovën, ndërkohë që diplomacia e saj shpesh shihet si e fragmentuar dhe e paqartë.

Njohja e Kosovës nga Siria pas ndryshimit të regjimit dhe rritjes së ndikimit të SHBA-së në rajon, tregon se Kosova mund të përfitojë nga ndryshimet globale për të çuar përpara njohjet e saj.

Lidhur me këtë, për Radio Evropa e Lirë, ish-ambasadori Albert Prenkaj, ka thënë se atë që në Kosovë paraqitet si ‘’islam laik’’, në vendet islame nuk pranohet sepse këto të fundit ‘’ e kanë islamin me të thellë në shoqëri’’.

Prenkaj, në deklarimin e tij, për çështjen e njohjeve të reja, ka kritikuar pushtetin duke thënë se, sipas tij, ‘’ për një periudhë Kosova nuk ka më politikë të jashtme’’.

‘’Sa herë kemi paraqitur së paku këtë elementin islamik tek ne, e kemi paraqitur diçka si të veçantë, si islam laik, të cilin vendet islame nuk e pranojnë, sepse e kanë islamin me të thellë në shoqëri, e kanë si pjesë, apo shtyllë kurrizore të shoqërisë e që tek ne nuk është, dhe sa herë jemi paraqitur kësisoj ata nuk na kanë parë serioz. Kjo është politikë ad hoc.  Unë e kam thënë edhe më herët që për një periudhë Kosova nuk ka më politikë të jashtme, meqenëse është humbur edhe koordinimi me shtetet mike’’, ka thënë Prenkaj.

Për REL, është deklaruar edhe hulumtuesi Butrint Berisha, ku ky i fundit ka argumentuar se, edhe kur njohja s’është e mundur, atëherë mund të vendosen raporte ekonomike, të cilat, siç ka theksuar Berisha, do të krijonin më shumë mundësi për njerëzit dhe bizneset.

‘’Maroku me Saharën Perëndimore mendoj që është ilustruesi më i mirë, një kërkesë që është e legjitimuar në OKB por në terren kemi të bëjmë me një pushtim nga ana e Marokut. Shtetet si Maroku por edhe shtetet e tjera të cilat kanë probleme me kontrollimin e territorit në plotni, mendoj që janë shumë më hezituese dhe kjo vlen jo vetëm për botën arabe apo shtetet muslimane, por në nivel global në përgjithësi. Tentoj ta mbrojë argumentin që ka shumë hapësira në shtetet jashtë perëndimore për Kosovën, dhe në rastet kur njohja nuk është e mundshme, për t’i avancuar raportet për shembull ekonomike me këto shtete.  Natyrisht në botën myslimane por edhe me shtetet e tjera në Afrikë, në Amerikën Latine, në Azi, sa më shumë partneritet të ketë në të ardhmen do të ketë më shumë mundësi edhe për njerëzit edhe për bizneset’’, ka thënë Berisha.

Njohja e Kosovës nga Siria erdhi pas ndryshimit të regjimit dhe rritjes së ndikimit të SHBA’së në rajon, të dy ekspertët vënë në dukje se Kosova duhet të përfitojë nga këto ndryshime globale për të avancuar interesat e saj. Ata sugjerojnë se Libani mund të jetë vendi i radhës me shumicë myslimane për lobim pasi tani ka një qeveris funksionale, dhe është gjithnjë e më shumë në fokus të SHBA’së. Po ashtu Azerbejxhani, pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA’ja me Armeninë, shihet si një objektiv realist për njohje të reja.

Ekspertët theksojnë se Kosova duhet të ndërtojë një strategji shumëplanëshe dhe të koordinuar me aleatët, për të forcuar pozicionin e saj ndërkombëtar.