Nënshkruhet kontrata për përfundimin e rrugës Prishtinë-Pejë

Ministria e Infrastrukturës më në fund ka nënshkruar kontratë me kompanitë e kontraktuara, për vijimin e punimeve në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Kontrata është dhënë për zgjerimin e rrugës në segmentin Dollc-Zahaq, për lotin 1 dhe 2. Vlera e parashikuar e kontratës arrin shifrën prej 45 milionë e 690 mijë eurove. Grupi i operatorëve ekonomikë që

Nënshkruhet kontrata për përfundimin e rrugës Prishtinë-Pejë
Nënshkruhet kontrata për përfundimin e rrugës Prishtinë-Pejë

Nënshkruhet kontrata për përfundimin e rrugës Prishtinë-Pejë

Ministria e Infrastrukturës më në fund ka nënshkruar kontratë me kompanitë e kontraktuara, për vijimin e punimeve në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Kontrata është dhënë për zgjerimin e rrugës në segmentin Dollc-Zahaq, për lotin 1 dhe 2.

Vlera e parashikuar e kontratës arrin shifrën prej 45 milionë e 690 mijë eurove.

Grupi i operatorëve ekonomikë që kanë fituar tenderin e thirrur nga Ministria janë Benita Company, Asfalt Group, Arfa Group, Fortesa SHPK dhe Saba Belca, shkruan IndeksOnline.

Sipas kontratës publike të OSHP-së kompanitë i kanë të caktuara shifrat e investimeve dhe detyrat e ndara për realizimin e këtij projekti.