Nëse nuk u paguhet rroga e shtatorit sot, punonjësit e “Parqeve dhe Gjelbërimit” do të bllokojnë hyrjet e ndërmarrjes nesër

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërim” – Shkup dhe kompanive degë “Florakom” dhe “Luna” sot dolën në një protestë tjetër, duke shprehur indinjatën e tyre për pagën e papaguar për muajin shtator, transmeton Portalb.mk. Nga ora 8 deri në orën 11 të mëngjesit, ata bllokuan kryqëzimin përpara Kopshtit Zoologjik – Shkup dhe Bulevardit “Ilinden”. […]

Nëse nuk u paguhet rroga e shtatorit sot, punonjësit e “Parqeve dhe Gjelbërimit” do të bllokojnë hyrjet e ndërmarrjes nesër
Punonjësit e Florakom dhe Luna Shkup në protestë për pagat e papaguara. Foto: LSM

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërim” – Shkup dhe kompanive degë “Florakom” dhe “Luna” sot dolën në një protestë tjetër, duke shprehur indinjatën e tyre për pagën e papaguar për muajin shtator, transmeton Portalb.mk.

Nga ora 8 deri në orën 11 të mëngjesit, ata bllokuan kryqëzimin përpara Kopshtit Zoologjik – Shkup dhe Bulevardit “Ilinden”.

Kryetari i Sindikatës SUTKOZ, Stojançe Kashikovski, thotë se, për fat të keq, nuk kanë mundur të kontaktojnë me menaxhmentin e NP “Parqe dhe Gjelbërim”, përkatësisht me drejtorin, dhe për këtë arsye janë detyruar të bllokojnë rrugët.

“Përveç pagës së papaguar për shtatorin, punonjësit ende nuk kanë marrë as regres për pushime vjetore ose K-15, as ndonjë shpërblim për përvjetor, as ndonjë kompensim për ndërprerjen e punës për ata punonjës që dalin në pension”, tha Kashikovski në një deklaratë për MIA-n.

Sindikata tashmë ka paraqitur denoncim në Inspektoratin Shtetëror të Punës, si dhe kallëzime penale kundër drejtorit për mospagesë të K-15, dhe njoftojnë se do të vazhdojnë me padi individuale nga punonjësit për të gjitha kërkesat e papaguara.

Kashikovski informoi se nëse paga për shtatorin nuk paguhet gjatë ditës së sotme, protestat do të vazhdojnë. Nesër, nga ora 7 deri në orën 9 të mëngjesit, punonjësit do të bllokojnë të dy hyrjet në NP “Parqe dhe Gjelbërim” – Shkup.

“Kishim një njoftim se paga do të paguhej të premten, por nuk u pagua. Nëse paga për shtatorin nuk paguhet përsëri sot, punonjësit do të vazhdojnë të shprehin revoltën e tyre duke organizuar protesta”, shtoi kryetari i sindikatës.

Në fillim të muajit, punonjësit në Florakom dhe Luna, të cilat janë degë të Parqeve dhe Gjelbërimit, protestuan për disa ditë për pagat e papaguara të gushtit. Punonjësit e ‘Florakom’ dhe ‘Luna’ gjithashtu kanë protestuar pothuajse gjatë gjithë verës për shkak të pagesës së parregullt të pagave.