Nëse trashëgoni mbi 40 mijë franga në Zvicër, duhet të ktheni ndihmat shtesë
Që nga viti 2021, trashëgimtarët e personave që kanë përfituar ndihma shtesë (EL) nga shteti duhet t’i kthejnë këto shuma, nëse trashëgimia kalon vlerën prej 40,000 frangash. Vetëm pjesa mbi këtë shumë mund të rikuperohet. Një vendim i fundit i Gjykatës Federale ka sqaruar se çfarë përfshihet në këtë llogaritje. Gjykata vendosi që shpenzimet e […] The post Nëse trashëgoni mbi 40 mijë franga në Zvicër, duhet të ktheni ndihmat shtesë appeared first on Albinfo.

Që nga viti 2021, trashëgimtarët e personave që kanë përfituar ndihma shtesë (EL) nga shteti duhet t’i kthejnë këto shuma, nëse trashëgimia kalon vlerën prej 40,000 frangash. Vetëm pjesa mbi këtë shumë mund të rikuperohet.
Një vendim i fundit i Gjykatës Federale ka sqaruar se çfarë përfshihet në këtë llogaritje.
Gjykata vendosi që shpenzimet e fundit të shtëpisë së të moshuarve nuk mund të kalohen te trashëgimtarët, pasi janë borxhe të marra para vdekjes, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, shpenzimet e funeralit duhen paguar nga trashëgimtarët, pasi lindin pas vdekjes dhe për këtë qëllim është parashikuar përjashtimi prej 40,000 frangash.
Ky vendim ka ngjallur diskutime politike dhe sociale, pasi rikthimi i EL-ve mund të rëndojë financiarisht trashëgimtarët, veçanërisht kur trashëgimia përfshin prona të paluajtshme si shtëpi apo ferma. Në parlament po shqyrtohet mundësia e heqjes së detyrimit për rikthim të këtyre përfitimeve.
The post Nëse trashëgoni mbi 40 mijë franga në Zvicër, duhet të ktheni ndihmat shtesë appeared first on Albinfo.