Nesër zgjedhje në pesë bashki në Shqipëri

Pesë bashki në Shqipëri zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë nesër që prej orës 07:00 të mëngjesit kur do të hapen edhe qendrat e votimit. Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori

Nesër zgjedhje në pesë bashki në Shqipëri
Nesër zgjedhje në pesë bashki në Shqipëri

Nesër zgjedhje në pesë bashki në Shqipëri

Pesë bashki në Shqipëri zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj.

Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që pritet të votojnë nesër që prej orës 07:00 të mëngjesit kur do të hapen edhe qendrat e votimit. Referuar përcaktimit në kodin zgjedhor, kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri më 15 nëntor, qendrat e votimit mbyllen në orën 18:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë tashmë materialet zgjedhore. Kutitë e votimit janë shpërndarë përgjatë kësaj të shtunë në KZAZ-të e ngritura në bashkitë e vendit.

Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.