Nga mesnata do të ketë ndryshim në çmimet e derivateve të naftës në RMV
Çmimi me pakicë i karburantit dizel Eurodiesel (D-E-V) do të rritet me dy denarë për litër nga mesnata e sotme, ndërsa çmimi i derivateve të tjera do të mbetet i njëjtë. Ky është vendimi i sotëm i Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE), i cili rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare […]
 
                                
Çmimi me pakicë i karburantit dizel Eurodiesel (D-E-V) do të rritet me dy denarë për litër nga mesnata e sotme, ndërsa çmimi i derivateve të tjera do të mbetet i njëjtë. Ky është vendimi i sotëm i Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE), i cili rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0.59 për qind krahasuar me vendimin e dy ditëve më parë, më 27 tetor të këtij viti, transmeton Portalb.mk.
Çmimi i ri me pakicë i Eurodiesel do të jetë 70 denarë për litër, Eurosuper BS-95 do të shitet për 73.5 denarë, Eurosuper BS-98 për 75.5 denarë, dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 67.5 denarë për litër.
Ndryshe, siç informoi KRRE, çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, tregojnërritje prej 2.434 përqind për benzinën, 4.809 përqind për naftën, 4.463 përqind për vajin ekstra të lehtë dhe 2.651 përqind për mazutin.
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  