Ngordh Perry:Gomari që frymëzoi personazhin e dashur tek “Shkrek” poo

Donkey Perry, i cili shërbeu si frymëzim për personazhin e filmit të animuar “Shrek”, ka ngordhur në moshën 30-vjeçare, raportojnë mediat amerikane. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Qendra e Kafshëve “Baron Park” në qytetin Palo Alto të Kalifornisë. Në deklaratën e tyre thuhej: Ai ishte një anëtar i dashur i komunitetit tonë […]

Ngordh Perry:Gomari që frymëzoi personazhin e dashur tek “Shkrek” poo

Donkey Perry, i cili shërbeu si frymëzim për personazhin e filmit të animuar “Shrek”, ka ngordhur në moshën 30-vjeçare, raportojnë mediat amerikane. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Qendra e Kafshëve “Baron Park” në qytetin Palo Alto të Kalifornisë. Në deklaratën e tyre thuhej:
Ai ishte një anëtar i dashur i komunitetit tonë dhe lajmi për ngordhjen e tij do të prekë shumë njerëz.

Një nga animatorët që ka punuar në filmin “Shrek”, Mike Holland, kujton se Perry ishte frymëzimi për personazhin e atij filmi.  Zëri i gomarit, i cili ishte miku besnik i Shrekut, u regjistrua në film nga komediani i famshëm Eddie Murphy.

Gomari Perry ngordhi pasi luftoi me një sëmundje të dhimbshme të thundrave të quajtur laminitis, sipas mediave. Gomari ka lindur në vitin 1994 dhe ka jetuar në Barron Park, Palo Alto, Kaliforni, që në moshën tre vjeçare.
Filmi i parë i “Shrek” u publikua në 2001 me sukses të madh nga kritika dhe fitoi një Oscar për filmin më të mirë të animuar. “Shrek” tregon historinë e një përbindëshi të vetmuar që miqësohet me një gomar që flet me emrin Gomar, i njohur për humorin e tij.