Nis protesta madhështore në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Sheshi “Skënderbej” është veshur sot kuq e zi ku qindra e mijëra qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Diaspora i janë bashkuar protestës madhështore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen të burgosur në Hagë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Tubimi […] The post Nis protesta madhështore në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Ditar.al.

Nis protesta madhështore në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Sheshi “Skënderbej” është veshur sot kuq e zi ku qindra e mijëra qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Diaspora i janë bashkuar protestës madhështore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen të burgosur në Hagë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Tubimi me moton “Liria ka emër” nisi me himnin kombëtar që u këndua nga mijëra qytetarë që janë mbledhur në shesh për të shprehur solidaritetin e tyre

Qytetarët mbajnë pankarta të shumta në duar ku mes të tjerash shkruhet: “O të vdesim o të rrojmë, çlirimtarët t’i lirojmë! Gjykatë raciste serbe-ruse! Stop barazimit të viktimës me agresorin barbar”.

I pranishëm në këtë protestë është edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kjo protestë me moton “Liria Ka emër” ka për qëllim që të bëjë thirrje për drejtësi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Kjo protestë është e treta me radhë pas atyre të mbajtura në Prishtinë dhe Hagë, ku më 14 shtator u mblodhën rreth 10 mijë shqiptarë në afërsi të Gjykatës Speciale.

The post Nis protesta madhështore në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Ditar.al.