Provat e SPAK për Ballukun/ Zbardhen bisedat mes zv.kryeministes dhe ish-kreut të ARRSH-së: Nëse duhet ja këndoj këngën, nuk ma ndjen për asnjë

Zbardhen detaje nga dosja e zv.kryeministres, Belinda Balluku lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë ku ajo është marrë e pandehur nga SPAK, ndërsa janë zbardhur përgjimet mes numrit 2 të qeverisë dhe ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi. Në bisedat mes Ballukut dhe vartësit të saj, tregohet se si zv.kryeministrja mbikëqyrte çdo lëvizje për tenderin […] The post Provat e SPAK për Ballukun/ Zbardhen bisedat mes zv.kryeministes dhe ish-kreut të ARRSH-së: Nëse duhet ja këndoj këngën, nuk ma ndjen për asnjë appeared first on Ditar.al.

Provat e SPAK për Ballukun/ Zbardhen bisedat mes zv.kryeministes dhe ish-kreut të ARRSH-së: Nëse duhet ja këndoj këngën, nuk ma ndjen për asnjë

Zbardhen detaje nga dosja e zv.kryeministres, Belinda Balluku lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë ku ajo është marrë e pandehur nga SPAK, ndërsa janë zbardhur përgjimet mes numrit 2 të qeverisë dhe ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi.

Në bisedat mes Ballukut dhe vartësit të saj, tregohet se si zv.kryeministrja mbikëqyrte çdo lëvizje për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Në bisedat në Signal, Balluku i thotë se duhet ta mbyllë procedurën me urgjencë, ndërsa ish-kreu i ARRSH shprehet i gatshëm, duke thënë se s’ia ndjen për asnjë. 

Mes të tjerash, bisedat mes tyre tregojnë se Balluku i ka dhënë urdhër Evis Berberit që ta mbyllë procedurën tenderuese, pasi sipas saj “kishte një ndjesi që nuk duhej”. Berberi i përgjigjet “E ke te frikshme ndjesine. Kur e do”.

Pjesë nga biseda:
Belinda Balluku: Mendoj ta anullojme skualifikoji te gjithe”.
Evis Berberi: “Jam mese dakort. Se kam diçka qe sme kuadron ne gjithe situatën. Kur e do sot apo nesër. Mgjth nese te duhet ja kendoj kengen sma ndjen shume per asnje dhe e çoj ku duhet.
Belinda Balluku: “Jo jo kam ate ndjesine time qe nuk duhet”.
Evis Berberi: “E ke te frikshme ndjesine. Kur e do”.
Belinda Balluku: “Me jep afatet nese e shpallim neser”.
Evis Berberi: “Max 24 mars ankimimi ne MIE ne 25 i kthejme pergjigje. Max 4 prill ankohet ne KPP dhe min 14 prill max 22 prill kthen KPP pergjigje. Duhet ta rishpallim pernjehere qe t’i djegim afatet e ankimimit ne gjykate”.
Në datën 18.03.2020, në orën 11:30, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi mesazhet: “Po si ke lajmeruar te tjeret per anullim? Mbylleni sot me urgjence”.
Evis Berberi: “Po gysin sot e ke te mbaruar”. … … Në orën 17:09, Evis Berberi: “E mbyllem”.

The post Provat e SPAK për Ballukun/ Zbardhen bisedat mes zv.kryeministes dhe ish-kreut të ARRSH-së: Nëse duhet ja këndoj këngën, nuk ma ndjen për asnjë appeared first on Ditar.al.