Nis seanca ndaj Nagip Krasniqit, dëshmon Beqiraj

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në favor të kompanisë sllovene “HSE”. Në seancën e sotme ka dëshmuar Granit Beqiraj, i cili ka sqaruar disa nga procedurat e ndjekura në vitin 2023. “Me sa mbaj mend, ka qenë maji

Nis seanca ndaj Nagip Krasniqit, dëshmon Beqiraj
Nis seanca ndaj Nagip Krasniqit, dëshmon Beqiraj

Nis seanca ndaj Nagip Krasniqit, dëshmon Beqiraj

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në favor të kompanisë sllovene “HSE”.

Në seancën e sotme ka dëshmuar Granit Beqiraj, i cili ka sqaruar disa nga procedurat e ndjekura në vitin 2023.

“Me sa mbaj mend, ka qenë maji i vitit 2023 kur iu është dërguar operatorëve që duhet të dërgojnë një licencë”, ka deklaruar Beqiraj para gjykatës.

Ai shtoi se për këtë çështje ishte formuar edhe një komision i brendshëm.

“Me sa di, është formuar një komision dhe kanë vendosur që ose të sjellin licencë, ose sipas parimit të reciprocitetit, operatorët që nuk i kanë sjellë janë njoftuar për shkëputje të kontratës.”

Seanca pritet të vazhdojë me dëshmitarë të tjerë dhe paraqitjen e provave shtesë nga prokuroria.