Nisin hetimet për shpërthimin e makinës në Vlorë, administratori i Shushuicës: Nuk kam pasur konflikte
Lidhur me ngjarjen ku një automjet në pronësi të administratorit të Njësisë Administrative Shushicë është dëmtuar në mëngjes, burime bëjnë me dije se mjeti ka qenë i parkuar në murin e jashtëm të banesës, në Llakatund të Vlorës.
Sipas raportimeve, banesa ka edhe kamera sigurie të cilat janë sekuestruar dhe do bëhen pjesë të hetimit. Ngjarja dyshohet se ka të bëjë me detyrën e ushtruar, ndërkohë vetë administratori është marrë në pyetje në polici ku ka deklaruar se nuk ka patur konflikt. Siç duket nga pamjet, mjeti gjendet jashtë banesës i mbuluar me plasmas. Është një Wolsvagen Tiguan , ngjyrë e zezë.
Nga shpërthimi ka pasur disa dëme materiale dhe jo persona të lënduar. Sasia e tritolit mësohet se ka qenë e vogël, sasi e cila dyshohet se është vendosur për të trembur personin në fjalë duke i dhënë një mesazh.
Policia po vijon hetimet për ngjarjen.
The post Nisin hetimet për shpërthimin e makinës në Vlorë, administratori i Shushuicës: Nuk kam pasur konflikte appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



