Një ditë para seancës në Gjykatën Kushtetuese, avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi
Teksa ditën e nesërme ish-kryebashkiaku Erion Veliaj do të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra, avokati Jordan Daci ka njoftuar se është tërhequr nga mbrojtja që pritet t’i bënte në Kushtetuese. Në një postim në rrjete sociale, Daci deklaron se është tërhequr nga rasti, për shkak […] The post Një ditë para seancës në Gjykatën Kushtetuese, avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi appeared first on Ditar.al.
Teksa ditën e nesërme ish-kryebashkiaku Erion Veliaj do të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra, avokati Jordan Daci ka njoftuar se është tërhequr nga mbrojtja që pritet t’i bënte në Kushtetuese.
Në një postim në rrjete sociale, Daci deklaron se është tërhequr nga rasti, për shkak se pretendon se është në konflikt interesi.
Daci shpjegon se pas një vlerësimi të kujdesshëm ligjor dhe etik ka konstatuar se ndodhet në konflikt interesi për shkak të angazhimeve të tij të mëparshme dhe të studios ligjore në çështje të tjera ende në proces.
“Në përgjigje të interesit publik lidhur me angazhimin tim si mbrojtës i mundshëm i z. Veliaj para Gykatës Kushtuese, pas një vlerësimi të kujdesshëm në përputhje me ligjin dhe Kodin e Etikës, konstatoj që jam në konflikt interesi për shkak të angazhimeve të mia dhe studios time ligjore në raste të tjera të mëparshme ende ne proces dhe shkaqe të tjera nga ato për të cilat ligji, etika dhe morali na detyrojnë të mos jemi mbrojtës në raste si këto. Për këto arsye bëj me dije që s’do jem mbrojtësi i tij para Gjykatës Kushtetuese në gjykimin e nesërm”, shkruan avokati.
The post Një ditë para seancës në Gjykatën Kushtetuese, avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi appeared first on Ditar.al.
