Një ditë pas “El Clasicos”, Lewandowski rikthehet në stërvitje me Barçën

Një lajm i mirë për Barcelonën, një ditë pas humbjes në “El Clasico” nga Reali. Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është rikthyer në stërvitje me Barcelonën, pas një lëndimi. Stafi i klubit katalanas është i bindur se polaku do të mund të rikthehet në ndeshjen e radhës në La Liga, ndaj Elches. Lewa, kishte pësuar një […]

Një ditë pas “El Clasicos”, Lewandowski rikthehet në stërvitje me Barçën

Një lajm i mirë për Barcelonën, një ditë pas humbjes në “El Clasico” nga Reali.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është rikthyer në stërvitje me Barcelonën, pas një lëndimi.

Stafi i klubit katalanas është i bindur se polaku do të mund të rikthehet në ndeshjen e radhës në La Liga, ndaj Elches.

Lewa, kishte pësuar një lëndim muskulor gjatë ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror, në ndeshjen që Polonia zhvilloi ndaj Lituanisë.