Një fshat në Maqedoni dje bojkotoi në mënyrë absolute zgjedhjet, asnjë banor nuk doli për të votuar
Në vendvotimin numër 2444, në Shkollën Fillore të fshatit Raoviq të komunës së Sarajit, në raundin e dytë të zgjedhjeve rezulton se askush nuk ka votuar. Këtu është regjistruar një bojkotim absolut, respektivisht nuk ka votuar askush, marrë parasysh se Sarai dje ka votuar për zgjedhje të kryetarit në Qytetin e Shkupit, raporton TV 21. […]

Në vendvotimin numër 2444, në Shkollën Fillore të fshatit Raoviq të komunës së Sarajit, në raundin e dytë të zgjedhjeve rezulton se askush nuk ka votuar. Këtu është regjistruar një bojkotim absolut, respektivisht nuk ka votuar askush, marrë parasysh se Sarai dje ka votuar për zgjedhje të kryetarit në Qytetin e Shkupit, raporton TV 21.
Nga gjithsej 214 votues të regjistruar në listën zgjedhore të këtij vendvotimi, asnjë qytetar nuk e ushtruar të drejtën e tij të votës.
Jehona e votuesve në komunën e Sarajit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale ishte 11,45 për qind. Në nivelin e gjithë Komunës së Sarajt, në garën për Qytetin e Shkupit, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, ka marrë 3.589 vota (85,15%), ndërsa kandidati i Levicës, Amar Mecinoviq, ka marrë 446 vota (10,58%).
Sipas 100% të votave të përpunuara për Qytetin e Shkupit, Orce Gjorgjievski ka fituar gjithsej 95.572 vota, ndërsa Amar Mecinoviq 61.475 vota.
Më 2 nëntor u zhvillua rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa më 19 tetor u zhvillua rrethi i parë. Votimi në të dy raundet kaloi pa ndonjë incident serioz.
