Një i vdekur nga aksidenti në Bresje, policia jep detaje
Një aksident i rëndë trafiku u raportua sot në Bresje, ku dyshohej se një person ka humbur jetën. Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi. Krasniqi ka deklaruar për IndeksOnline se nga aksidenti që ndodhi në orën 16:30, një person është gjetur pa shenja jete. “Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për […] The post Një i vdekur nga aksidenti në Bresje, policia jep detaje appeared first on ATV.
Një aksident i rëndë trafiku u raportua sot në Bresje, ku dyshohej se një person ka humbur jetën.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Krasniqi ka deklaruar për IndeksOnline se nga aksidenti që ndodhi në orën 16:30, një person është gjetur pa shenja jete.
“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bresje, Fushë-Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin” deklaroi Krasniqi.
The post Një i vdekur nga aksidenti në Bresje, policia jep detaje appeared first on ATV.
