“Nuk do të kemi ndryshim drastik në rezultate nga votat e diasporës”

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se nuk priten ndryshime të mëdha në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë, pavarësisht se ende mbeten për t’u numëruar votat nga diaspora dhe ato me kusht. “Unë nuk pres që do të kemi ndonjë ndryshim drastik në rezultate për shkak se ajo çka është e qartë

“Nuk do të kemi ndryshim drastik në rezultate nga votat e diasporës”

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se nuk priten ndryshime të mëdha në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë, pavarësisht se ende mbeten për t’u numëruar votat nga diaspora dhe ato me kusht.

“Unë nuk pres që do të kemi ndonjë ndryshim drastik në rezultate për shkak se ajo çka është e qartë që renditja është konfirmuar dhe të githa partitë kanë treguar një nivel të lartë të maturisë politike duke e pranuar rezultatin zgjedhor në kuptim të renditjes”, tha ai në Klan Kosova.

Cakolli parashikon lëvizje të vogla në rezultatet e përgjithshme. Sipas tij, ndryshimet nuk pritet të kalojnë 1% në votat e subjekteve politike.

“Ajo çfarë mund të ndodh është që, nëse hiqen disa vendvotime apo hiqen disa vota që janë shënuar gabimisht, mund të flasim deri në 1 për qind maksimalisht lëvizje të votave të subjekteve politike duke i llogaritur vetëm votat brenda vendit”, deklaroi Cakolli.