Nuk fitoi mandatin e deputetit në 11 Maj, Xhemal Qefalia emërohet zv.ministër i Brendshëm
Kryeministri Edi Rama ka emëruar ish-deputetin Xhemal Qefalia si zv.ministër të Brendshëm. Qefalia, kandidoi në listën e hapur të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit për Qarkun e Tiranës, por nuk arriti që të fitonte. Qefalia pritet që të futej në Kuvend dhe të merrte mandatin e Ogerta Manastirliut, pasi kjo e fundit do […] The post Nuk fitoi mandatin e deputetit në 11 Maj, Xhemal Qefalia emërohet zv.ministër i Brendshëm appeared first on Ditar.al.
Kryeministri Edi Rama ka emëruar ish-deputetin Xhemal Qefalia si zv.ministër të Brendshëm.
Qefalia, kandidoi në listën e hapur të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit për Qarkun e Tiranës, por nuk arriti që të fitonte. Qefalia pritet që të futej në Kuvend dhe të merrte mandatin e Ogerta Manastirliut, pasi kjo e fundit do të jepte dorëheqjen për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, por pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet u pezulluan.
Emërimi i Xhemal Qefalisë në ministrinë që drejtohet nga Albana Koçiu vjen një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në afërsi të Rinaësit, ku në një atantat mafioz u vra Gilmando Dani, krahi i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani.
Ky i fundit ndodhet në gjendje kritike për jetën, për shkak se ka marrë 10 plumba në trump, 2 prej të cilëve në kokë.
The post Nuk fitoi mandatin e deputetit në 11 Maj, Xhemal Qefalia emërohet zv.ministër i Brendshëm appeared first on Ditar.al.
