Nuk kanë fund “bëmat” e Zegjinesë, komenti te “Brryli” po bën xhiron e rrjeteve sociale

Zegjine Çaushi nuk di të ndalet! Jo në punë të mira për qytetarët që e votuan për ta bërë deputete, por në gafa në të folur e në të shkruar, aq sa është kthyer në sensacionin e rrjeteve sociale. Pasi paraditen e sotme u shpërnda masivisht videoja e saj në Kuvend, ku Zegjineja nuk dinte […] The post Nuk kanë fund “bëmat” e Zegjinesë, komenti te “Brryli” po bën xhiron e rrjeteve sociale appeared first on Ditar.al.

Nuk kanë fund “bëmat” e Zegjinesë, komenti te “Brryli” po bën xhiron e rrjeteve sociale

Zegjine Çaushi nuk di të ndalet! Jo në punë të mira për qytetarët që e votuan për ta bërë deputete, por në gafa në të folur e në të shkruar, aq sa është kthyer në sensacionin e rrjeteve sociale.

Pasi paraditen e sotme u shpërnda masivisht videoja e saj në Kuvend, ku Zegjineja nuk dinte të lexonte numrin 307.850, vetë deputetja zgjodhi të reagonte duke komentuar në faqen e njohur satirike, Brryli Broadway.

“Me lapsuset e mia merruni ju psedoportale, nuk keni faje se mbahen gjalle me keto gjera, keshtu qe do ju jap me shume ushqim , qe te mbijetoni”, shkruan deputetja socialiste, por edhe këtë herë nuk i ka lënë gafat.

“Psedoportale”  (pseudoportale – fjala e saktë) është fjala e radhës, pas “insticion” që Zegjine Çaushi nuk di ta shkruajë apo lexojë, teksa pas këtij komenti, të shumtë kanë qenë qytetarët që i sugjerojnë të fillojë sërish klasën e parë për të mësuar edhe njëherë Abetaren.

The post Nuk kanë fund “bëmat” e Zegjinesë, komenti te “Brryli” po bën xhiron e rrjeteve sociale appeared first on Ditar.al.