Numërohen 75% e votave me postë në Mitrovicë, Peci përpara
Janë numëruar 75 për qind e votave me postë për komunën e Mitrovicës. Deri më tani, nga tri prej katër kutive të numëruara prin Faton Peci i VV-së me 302 vota apo 56.03 për qind. Në vendin e dytë, sipas KQZ-së është Arian Tahiri i PDK-së me 175 vota apo 32.47 vota, njofton Klankosova.tv. E


Janë numëruar 75 për qind e votave me postë për komunën e Mitrovicës.
Deri më tani, nga tri prej katër kutive të numëruara prin Faton Peci i VV-së me 302 vota apo 56.03 për qind.
Në vendin e dytë, sipas KQZ-së është Arian Tahiri i PDK-së me 175 vota apo 32.47 vota, njofton Klankosova.tv.
E, në vendin e tretë është Gëzim Plakolli i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 61 vota nga diaspora.
Kurse, nga rezultatet preliminare të votave në Kosovë, Arian Tahiri i ka marrë 47.91 për qind kundrejt Faton Pecit me 47.78 për qind.