I ofroi ryshfet policit kufitar, arrestohet shtetasi serb

I ofroi ryshfet policit kufitar, arrestohet shtetasi serb

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi dyshohet se i ka ofruar ryshfet një zyrtari policor kufitar.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 shtator 2026, rreth orës 09:35, në pikën kufitare Jarinjë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor kufitar në mënyrë qe t’i mundësohet vajzës se tij hyrja në Kosovë”, thuhet në raport .

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si vepër penale e dhënies së ryshfetit.

The post I ofroi ryshfet policit kufitar, arrestohet shtetasi serb appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.