OpenAI do të lejojë përmbajtje erotike në ChatGPT
OpenAI planifikon të lejojë një gamë më të gjerë përmbajtjesh, përfshirë përmbajtje erotike, në chatbot-in e saj të njohur ChatGPT, si pjesë e përpjekjes së saj për të “trajtuar përdoruesit e rritur si të rritur”, thotë shefi i saj Sam Altman. Në një postim në X Altman tha se versionet e ardhshme të chatbot-it të […] The post OpenAI do të lejojë përmbajtje erotike në ChatGPT appeared first on Gazeta Si.

OpenAI planifikon të lejojë një gamë më të gjerë përmbajtjesh, përfshirë përmbajtje erotike, në chatbot-in e saj të njohur ChatGPT, si pjesë e përpjekjes së saj për të “trajtuar përdoruesit e rritur si të rritur”, thotë shefi i saj Sam Altman.
Në një postim në X Altman tha se versionet e ardhshme të chatbot-it të njohur do ta mundësonin atë të sillej në një mënyrë më njerëzore, “por vetëm nëse e dëshironi, jo sepse po e maksimizojmë përdorimin”.
Lëvizja, sipas ekspertëve, mund të ndihmojë OpenAI të tërheqë më shumë abonentë që paguajnë.
Ka gjithashtu të ngjarë të intensifikojë presionin mbi ligjvënësit për të futur kufizime më të rrepta.
Ky vendim vjen në një kohë kur kompania përballet me presion publik dhe ligjor për mënyrën se si platformat e AI ndikojnë te fëmijët dhe të miturit. Në fillim të vitit, OpenAI u padit nga prindërit e një 16-vjeçari që vrau veten, pas bisedave shqetësuese me ChatGPT, duke ngritur pikëpyetje mbi efektivitetin e kontrolleve prindërore dhe mbrojtjen e përdoruesve të rinj.
Ekspertë ligjorë dhe organizata për të drejtat e fëmijëve kanë kritikuar vendimin e OpenAI për lejimin e përmbajtjes erotike, duke paralajmëruar se rreziku i aksesimit të saj nga fëmijët mbetet i lartë dhe verifikimi i moshës nuk është ende i besueshëm.
The post OpenAI do të lejojë përmbajtje erotike në ChatGPT appeared first on Gazeta Si.