Opozita kërkon alternativa, nëse Qeveria s’e paguan rrymën në veri

Përgatiti: Arton Hamiti Pas një takimi në Bruksel me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, me 19 korrik, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se nënshkrimi i kontratës mes KEDS-it dhe Elektroseverit për faturimin e rrymës në veri është afër. Por, katër muaj pas, Zyra e Rregullatorit për Energji konfirmoi se udhërrëfyesi për energji ka ngecur […] The post Opozita kërkon alternativa, nëse Qeveria s’e paguan rrymën në veri first appeared on ATV. The post Opozita kërkon alternativa, nëse Qeveria s’e paguan rrymën në veri appeared first on ATV.

Opozita kërkon alternativa, nëse Qeveria s’e paguan rrymën në veri

Përgatiti: Arton Hamiti

Pas një takimi në Bruksel me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, me 19 korrik, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se nënshkrimi i kontratës mes KEDS-it dhe Elektroseverit për faturimin e rrymës në veri është afër.

Por, katër muaj pas, Zyra e Rregullatorit për Energji konfirmoi se udhërrëfyesi për energji ka ngecur pikërisht te kjo marrëveshje që KEDS-i duhet ta nënshkruajë me kompaninë serbe, Elektrosever.

“Në proces janë marrëveshjet komerciale me KEDS-in për shërbimet në katër komunat veriore, si dhe çështje të tjera për ofrimin e qasjes në nënstacionin e Vallaqit”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.

Madje, edhe disa prej pikave që nisën të zbatohen, nuk u çuan deri në fund.

“ZRRE-ja është informuar se baza e të dhënave është pranuar nga KOSTT-i dhe KEDS-i, mirëpo këto të dhëna nuk i përmbajnë të gjitha elementet që kërkohen për bazën e të dhënave”, thuhet më tej në përgjigjen e ZRRE-së.

Përderisa, udhërrëfyesi vazhdon të mos zbatohet, vlera e humbjeve në katër komunat veriore vetëm në pjesën e parë të këtij viti, është mbi 20 milionë euro.

Teksa barra për mbulimin e humbjeve i bie KOSTT-it, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ditë më parë tha se ekzekutivi nuk ka ndarë mjete financiare për pagesën e rrymës në veri.

Nëse Qeveria vendos që rrymën e shpenzuar nga qytetarët e komunave veriore të mos e paguajë më, sipas opozitës, duhet të dilet me alternativa të tjera.

“Është lehtë me thanë se ne nuk e paguajmë. Por kur e thua një gjë të tillë, atëherë duhet të dilet me një alternativë. Barra i bie KOSTT-it e që faktikisht e ka një gjendje shumë të renduar”, tha deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

“Gabimi është që një çështje teknike është kthyer në politike…”, tha deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Qytetarët në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryesisht me shumicë serbe – nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar nga viti 1999.

Gjatë viteve, borxhi i tyre është paguar nga qytetarët e komunave të tjera të Kosovës dhe prej vitit 2017 nga Qeveria e Kosovës.

The post Opozita kërkon alternativa, nëse Qeveria s’e paguan rrymën në veri first appeared on ATV.

The post Opozita kërkon alternativa, nëse Qeveria s’e paguan rrymën në veri appeared first on ATV.