Plagosen tre persona në Laktishtë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar për ATV-në se rreth orës 19:00 tre persona janë plagosur me armë zjarri në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Lajmin për ATV-në e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në […] The post Plagosen tre persona në Laktishtë, policia jep detaje first appeared on ATV. The post Plagosen tre persona në Laktishtë, policia jep detaje appeared first on ATV.

Plagosen tre persona në Laktishtë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar për ATV-në se rreth orës 19:00 tre persona janë plagosur me armë zjarri në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.

Lajmin për ATV-në e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë. /atvlive.tv

The post Plagosen tre persona në Laktishtë, policia jep detaje first appeared on ATV.

The post Plagosen tre persona në Laktishtë, policia jep detaje appeared first on ATV.