Organizohet akademi përkujtimore për heroin Qerim Kelmendi
Në Institutin Albanologjik, sot nga ora 12:00 mbahet akademi përkujtimore në 5 vjetorin e vrasjes makabre të ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendit, vrasje kjo e cila ende nuk është ndriçuar. Kjo ngjarje është organizuar nga Shoqëria Lëvizja, organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë. Pesë muaj pasi Kelmendi u

Në Institutin Albanologjik, sot nga ora 12:00 mbahet akademi përkujtimore në 5 vjetorin e vrasjes makabre të ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendit, vrasje kjo e cila ende nuk është ndriçuar.
Kjo ngjarje është organizuar nga Shoqëria Lëvizja, organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë.
Pesë muaj pasi Kelmendi u vra me breshëri automatiku dhe trupi i tij u gjend i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Pejës, presidenti i atëhershëm i vendit, Hashim Thaçi e pati dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”.