Osmani me politikanët gjermanë: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet

Derisa po qëndron në kryeqytetin gjerman, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar të premten me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, sekretarin e përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung. Ajo deklaroi se takimet i pati të ndara me përfaqësuesit gjermanë dhe biseduan për bashkëpunimin dypalësh. “Ritheksova përkushtimin e Kosovës

Osmani me politikanët gjermanë: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet
Osmani me politikanët gjermanë: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet

Osmani me politikanët gjermanë: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet

Derisa po qëndron në kryeqytetin gjerman, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar të premten me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, sekretarin e përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung.

Ajo deklaroi se takimet i pati të ndara me përfaqësuesit gjermanë dhe biseduan për bashkëpunimin dypalësh.

“Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë, nga siguria dhe mbrojtja, te zhvillimi ekonomik e inovacioni”, ka thënë Osmani.

Osmani pohoi se për takimet dhe për zhvillimet më të fundit në vend e më gjerë ka folur edhe në intervistat e realizuara sot me “Politico” dhe “Deutsche Welle”.

Presidentja dje pati një takim edhe me studentë gjermanë të Universitetit të Berlinit.

Para tyre foli për rrugëtimin e Republikës drejt Bashkimit Evropian, por edhe për fqinjin verior, të cilin e quajti dorë të zgjatur të Rusisë.