Osmani me vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake
Presidentja Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite. Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që ka marrë nga princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman dhe do të marrë pjesë në Future Investment Initiative (FII). “Ky forum, i njohur si një nga ngjarjet më prestigjioze […] The post Osmani me vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake appeared first on ATV.
Presidentja Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.
Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që ka marrë nga princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman dhe do të marrë pjesë në Future Investment Initiative (FII).
“Ky forum, i njohur si një nga ngjarjet më prestigjioze globale për investime dhe inovacion, mbledh udhëheqës botërorë, drejtues të korporatave më të mëdha ndërkombëtare, investitorë, dhe ekspertë të teknologjisë e politikave publike, për të diskutuar idetë dhe strategjitë që do të formësojnë ekonominë dhe shoqëritë e së ardhmes”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
The post Osmani me vizitë pune në Riad, pritet me nderime ushtarake appeared first on ATV.
