Osmani pas takimit me Sorensen: Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së
Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar pas takimit të sotëm që ka pasur me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, raporton FrontOnline. Osmani, ka thënë se Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së. Po ashtu, Presidentja ka potencuar se Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog.
Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar pas takimit të sotëm që ka pasur me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, raporton FrontOnline.
Osmani, ka thënë se Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së.
Po ashtu, Presidentja ka potencuar se Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog.
Njoftimi i saj:
Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së.
Në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, diskutuam dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovës.
Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe balansin e nevojshëm në dialog.