Osmani: Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale, themel i drejtësisë

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në Prishtinë delegacionin e Bordit Këshillues të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës. Delegacioni përbëhej nga të mbijetuar të dhunës seksuale nga vende të ndryshme të botës, të

Osmani: Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale, themel i drejtësisë
Osmani: Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale, themel i drejtësisë

Osmani: Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale, themel i drejtësisë

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në Prishtinë delegacionin e Bordit Këshillues të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale gjatë luftës.

Delegacioni përbëhej nga të mbijetuar të dhunës seksuale nga vende të ndryshme të botës, të cilët ndanë historitë e tyre mbi dhimbjen, forcën dhe rrugëtimin drejt tejkalimit të traumës. “Takimi u shndërrua në një hapësirë frymëzimi, diskutimi dhe shkëmbimi idesh të reja për bashkëpunim ndërkombëtar në mbështetje të të mbijetuarve”, njofton Zyra për Informim e Presidencës.

Presidentja Osmani theksoi se zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale është thelbësor për hartimin e politikave të qëndrueshme dhe efektive, që synojnë sigurimin e mirëqenies së plotë dhe drejtësisë për të gjithë.