Pacienti detyrohet të paguajë 64 euro për penj, QKUK-ja pranon mungesën
Disa klinika kirurgjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës aktualisht po përballen me mungesë të penjve kirurgjik të llojit “Prolene”. Gjatë të mërkurës, gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka e ka takuar një përcjellës të pacientit që i nënshtrohej një operacioni në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, ku paraprakisht familjarët i kanë siguruar penjtë, material ky […] The post Pacienti detyrohet të paguajë 64 euro për penj, QKUK-ja pranon mungesën appeared first on Klan Kosova.
Disa klinika kirurgjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës aktualisht po përballen me mungesë të penjve kirurgjik të llojit “Prolene”.
Gjatë të mërkurës, gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka e ka takuar një përcjellës të pacientit që i nënshtrohej një operacioni në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, ku paraprakisht familjarët i kanë siguruar penjtë, material ky bazik.
Pacientit në fjalë 4 palë penj kirurgjik “Prolene” i kanë kushtuar 64 euro.
Klan Kosova ka dërguar pyetje në Shërbimin Spitalor Klinik e Univeristar, ku të njëjtit e kanë pranuar se ka mungesa të tilla.
“Me penjë kirurgjik Prolene kemi disa numra mungesë por njësitë përbërëse të SHSKUK-së janë të furnizuara me llojet e tjera të penjve kirurgjik”, ka treguar kështu, Shefja e Sektorit të furnizimit me barna dhe material hargjues-medicinal në QKUK, Dardane Mehaj.
Krahas kësaj, po i njëjti pacient, pos penjeve u detyrua ta blejë edhe një ampulë bazike që aplikohet gjatë dhënies së anestezionit dhe që është pjesë e listës esenciale. Bëhet fjalë për amp. Efedrin, ku pacientit kjo i ka kushtuar diku 4 euro në barnatore private, njofton Klan Kosova.
“Për produktin Efedrin ampula, është lidhur kontrata e re dhe janë lëshuar porositë për furnizim. Jemi në pritje të liferimit nga Operatori Ekonomik”, ka bërë me dije, shefja e sektorit të furnizimit me barna dhe material harxhues-medicinal në QKUK, Dardane Mehaj.
Gjatë muajve të fundit televizioni ka bërë një seri raportimesh mbi mungesat e vazhdueshme të barnave dhe materialeve shpenzuese të Listës Esenciale në QKUK/ShSKUK.
The post Pacienti detyrohet të paguajë 64 euro për penj, QKUK-ja pranon mungesën appeared first on Klan Kosova.

