Para postit drejtues në Shqipëri, Aliu ndante miliona euro nga buxheti i Kosovës për oligarkët e Ramës
Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pritet të bëhet drejtor i Portit të Durrësit përgjatë mandatit të Edi Ramës. Aliu përpara se të vinte në një post drejtues në Shqipëri, sigurohej që të ndante milionat nga taksapaguesit e Kosovës për oligarkët e Ramës sa ishte ministër i Infrastrukturës. Mediat në Shqipëri kanë raportuar se Liburn Aliu


Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pritet të bëhet drejtor i Portit të Durrësit përgjatë mandatit të Edi Ramës. Aliu përpara se të vinte në një post drejtues në Shqipëri, sigurohej që të ndante milionat nga taksapaguesit e Kosovës për oligarkët e Ramës sa ishte ministër i Infrastrukturës.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar se Liburn Aliu do të emërohet drejtor i Portit të Durrësit nga ministrja e Infrastrukturës atje, Belinda Balluku. Ardhja deri në këtë pozitë nuk është bash krejt e papritur për Aliun.
Kjo përzgjedhje për një pozitë drejtuese nuk del të jetë bash e rastësishme. Aliu përgjatë kohës sa shërbente si ministër i Infrastrukturës në Kosovë, jepte tenderë për oligarkët e Edi Ramës. Një të tillë e kishtë dhënë në vlerë prej afro 10 milionë eurosh për ‘Agbes Construktion’ dhe kompanitë e tjera kosovare në rrugën Podujevë-Prishtinë, e cila ende është nën hetime nga Prokuroria Speciale.
Përmes një kontrate të negociuar, Ministria e Infrastrukturës i kishte ndarë më shumë se gjysmë milioni kompanisë “Agbes Construksion”, me seli në Fier të Shqipërisë, për punë të papërfunduara, përveç tetë milionëve. Me ta ishin konsercium me firmat Arbotec”. Shpk; “Geo Construction” Shpk; “Mineral L.L. C”; “MB Group” Shpk për Lotin 3 të kësaj rruge.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, kishte sqaruar se i tërë segmenti i rrugës Prishtinë-Podujevë i cili do të zgjerohet do të jetë me pesë llote.
Arben Goga, njëri nga dy pronarët aksionarë të kompanisë, është përfolur shpesh si njeriu që fiton pjesën dërrmuese të tenderëve në Bashkinë e Fierit, e cila udhëhiqet nga Armando Subashi i Partisë Socialiste, kryetar i së cilës është Edi Rama.
Para dy vitesh u raportua se si Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte gjetur se “AGBES Construksion” kishte blerë për herë të parë kamionë dy muaj përpara hapjes së një tenderi për ndriçimin e Feirit, në vlerë milionëshe.
AGBES Construksion” edhe pse kishte 15 vite që ishte themeluar, nuk kishte në pronësi asnjë mjet për kryerje punimesh. Dy muaj para se të hapej ky tender, siç është deklaruar vetë në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë blerë 27 kamionë e autobetoniere.
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit tutje thuhet se mbikëqyrësi i punimeve që ka firmosur kryerjen e punëve nga kompania “AGBES Construksion” dhe kolauduesi i tyre, kanë qenë pa licensë dhe në shkelje të plotë të ligjit.
Aty edhe përmendet se në 14 nga 24 segmentët rrugorë të përfshira në marrëveshje s’është punuar në to.
“Në 14 nga 24 segmentet rrugorë të përfshira në marrëveshjen kuadër, nuk është punuar, duke ndryshuar segmentet rrugorë dhe njëkohësisht kushtet e marrëveshjes kuadër, në kundërshtim me VKM nr. 914, datë 29.12.2014”.
Kompania e Gogës dhe Ramajt pushtetit të Fierit “hairin” ia kishte parë edhe në ndërtim. Për këtë kishte shkruar ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke iu thënë atyre miq të Edi Ramës.
“Paradoksi qendron ne faktin se, pikerisht mbi objektin tone do ndertoje qender komerciale nje prej klienteve te Rames, mbeshtetur nga kryetari Bashkise Armando Subashi. Qendra e qytetit po zhvendoset prapa, matane lumit Gjanica, sepse atje do ndertohet kulla mbi pallatin e sportit, e cila do i perkase dy klienteve te tjere te Rames”, thuhej ndër të tjera në një postim të tij.
Aliu edhe 16 milionë i kishte ndarë për kompaninë Salillari SHPK për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Ferizaj, e paraparë të kryhej për një vit sipas planit dinamik. Për këtë, Aliu kishte shpallur një kompani të papërgjegjshme në mënyrë që t’ia besonte 16 milionët oligarkut të Edi Ramës.
Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë, është shfaqur mjaft i afërt me kryeministrin e Shqipërisë nëpër paraqitjet publike. Ai po ashtu ka në pronësi gjysmën e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit, për taksën pesë euroshe.
Emri i Salillarit është përmendur edhe në një dosje të FBI për korrupsion, i cili i ka shpëtuar listës së zezë nga SHBA’të.
John Schindler, ish-analist i inteligjencës dhe oficer kundërzbulimit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në SHBA, kishte shkruar në median amerikane “Washington Examiner” se ish-kryeagjenti i FBI, Charles McGonigal, u ka marrë rreth 30 milionë euro oligarkëve shqiptarë për t’i shpëtuar nga përfshirja në listën e zezë të SHBA-ve.
Oligarku Pëllumb Salillari akuzohet për korrupsion madhor një grup kryebashkiakësh dhe drejtorësh, me pasoja të rënda në buxhetin e shtetit.
Salillari, sipas dosjes amerikane, akuzohet për thyerje të ligjeve, pastrim masiv parash, bashkëpunim me grupe kriminale, shantazh dhe korruptim.
Salillari është identifikuar me krime mjedisore, manipulim të gjykatave, ndërtime pa leje, falsifikime etj. /Insajderi.org/

