Paraburgim 30-ditor për një person nga Shkupi që grabiti filialet për kredi të shpejta

30 ditë paraburgim i është shqiptuar një personi nga Shkupi, i cili pranoi grabitjen e degëve për kredi të shpejta, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk. Zyrtarët e policisë nga SPB Shkup dje privuan nga liria B. A., 25 vjeç, i dyshuar për kryerjen e grabitjeve në dy degë të kompanive […]

Paraburgim 30-ditor për një person nga Shkupi që grabiti filialet për kredi të shpejta
Një person nga Shkupi vodhi filialet e kredive të shpejta / Foto: MPB

30 ditë paraburgim i është shqiptuar një personi nga Shkupi, i cili pranoi grabitjen e degëve për kredi të shpejta, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

Zyrtarët e policisë nga SPB Shkup dje privuan nga liria B. A., 25 vjeç, i dyshuar për kryerjen e grabitjeve në dy degë të kompanive financiare në Qendër dhe Bit-Pazar më 15 dhe 18 gusht të këtij viti.

“Ai dyshohet se ka marrë para duke kërcënuar me armë. Pasi u ndalua, u mbajt në stacion policor, ku e pranoi vepërn në një bisedë zyrtare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në koordinim me një prokuror publik, kundër tij u ngritën kallëzime penale me procedurë urgjente, dhe një gjykatës në një procedurë paraprake urdhëroi që ai të mbahet në paraburgim prej 30 ditësh.