Parashikimi motit, 28 tetor 2025

Vendi ynë gjatë orëve të paradites do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta duke sjellë herë pas here shira të dobët e lokalë më të theksuara reshjet do të paraqiten në gjysmën lindore të Shqipërisë. Parashikohet që orët e pasdites të dominohen nga vranësira dhe shirash por në sasi të pakta. Moti […]

Parashikimi motit, 28 tetor 2025

Vendi ynë gjatë orëve të paradites do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta duke sjellë herë pas here shira të dobët e lokalë më të theksuara reshjet do të paraqiten në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që orët e pasdites të dominohen nga vranësira dhe shirash por në sasi të pakta. Moti do të ketë përmirësim vetëm në orët e vona të natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale dhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë celcius temperatura më e ulët deri në 22 gradë celcius vlera më e lartë në rang territori. 

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë 45 kilometra në orë nga drejtimi verilindor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 deri në 3 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-marte-28-tetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/search?format=search&last_filter=page&last_value=5&page=5&query=rainy+day#uuid=2d0b57a3-40b9-4dc7-a214-4aaeea20e2fd