Parashikimi motit, 31 tetor 2025

Aktivizimi mbi rajonin e ballkanit do të diktojë kushtet atmosferike edhe në vendin tonë për pasojë orët e paradites do të paraqiten me intervale të gjata kthjellimesh dhe temperatura relativisht të larta në të gjithë territorin. Ndërsa gjatë pasdites do të ketë prezencë të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit ku më të […]

Parashikimi motit, 31 tetor 2025

Aktivizimi mbi rajonin e ballkanit do të diktojë kushtet atmosferike edhe në vendin tonë për pasojë orët e paradites do të paraqiten me intervale të gjata kthjellimesh dhe temperatura relativisht të larta në të gjithë territorin.

Ndërsa gjatë pasdites do të ketë prezencë të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit ku më të theksuara vranësirat do të jenë në gjysmën Lindore të Shqipërisë, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 6 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 25 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 28 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht lindor kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-premte-31-tetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/beautiful-shot-road-near-grass-mountains-with-clear-sky_7848283.htm#fromView=search&page=1&position=41&uuid=3f3db07f-3ea2-473e-890f-165a0c006d9f&query=sunny+day