Parisi e nderoi Kadarenë me pllakë përkujtimore në bulevardin Saint-Michel
Këshilli Bashkiak i Parisit ka miratuar vendosjen e një pllake përkujtimore në nder të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Pllaka do të vendoset në adresën 63, bulevardi Saint-Michel vendi ku Kadare dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku ai krijoi disa prej veprave më të rëndësishme të letërsisë së tij, raporton […]


Këshilli Bashkiak i Parisit ka miratuar vendosjen e një pllake përkujtimore në nder të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Pllaka do të vendoset në adresën 63, bulevardi Saint-Michel vendi ku Kadare dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku ai krijoi disa prej veprave më të rëndësishme të letërsisë së tij, raporton Euronews.
Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Francë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Në deklaratë theksohet se ky është një akt nderimi jo vetëm për Kadarenë, por edhe për kulturën shqiptare në tërësi.
“Këshilli Bashkiak i Parisit i bëri një homazh të veçantë kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare dhe, nëpërmjet tij, edhe Shqipërisë dhe kulturës shqiptare”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Vendimi është marrë me votë unanime nga këshilli, ndërsa pllaka përkujtimore pritet të vendoset në ditët në vijim.