Pas aludimeve për shtatzëni, Melinda sqaron situatën

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka reaguar me humor ndaj zërave që kanë qarkulluar në media ditëve të fundit, se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël. Pas fejesës me partnerin e saj Granit Muhaxheri, Melinda u vu në qendër të vëmendjes për shkak të një videoje që publikoi në Instastory, ku ndjekësit vunë […] The post Pas aludimeve për shtatzëni, Melinda sqaron situatën appeared first on Sinjali.

Pas aludimeve për shtatzëni, Melinda sqaron situatën

Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka reaguar me humor ndaj zërave që kanë qarkulluar në media ditëve të fundit, se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël.

Pas fejesës me partnerin e saj Granit Muhaxheri, Melinda u vu në qendër të vëmendjes për shkak të një videoje që publikoi në Instastory, ku ndjekësit vunë re një ndryshim të lehtë në barkun e saj. Kaq mjaftoi që të niste një valë aludimesh për shtatzëni.

Por artistja ka vendosur ta mbyllë vetë këtë kapitull, me një postim të ri në Instagram.

Në foto, ajo shihet me një gotë vere në dorë dhe me një mbishkrim të qartë:
“Nuk jam shtatzënë… ha kur jam e lumtur.”

Me këtë reagim plot sportivitet, Melinda i ka dhënë fund të gjitha hamendësimeve, duke treguar njëherësh edhe anën e saj gazmore dhe të çiltër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas aludimeve për shtatzëni, Melinda sqaron situatën appeared first on Sinjali.