Pas deklaratave të Kim Kardashian, NASA i kthen përgjigje: Po, kemi shkuar gjashtë herë në Hënë

Agjencia hapësinore amerikane, NASA, ka reaguar ndaj deklaratave të Kim Kardashian, e cila gjatë një episodi të fundit të emisionit të saj pohoi se ulja në Hënë ishte e sajuar. Pikërisht ndaj këtij pretendimi ka reaguar administratori në detyrë i NASA-s, Sean Duffy, përmes një postimi në rrjetin social X, duke e demantuar miliarderen. “Po, […] The post Pas deklaratave të Kim Kardashian, NASA i kthen përgjigje: Po, kemi shkuar gjashtë herë në Hënë appeared first on Sinjali.

Pas deklaratave të Kim Kardashian, NASA i kthen përgjigje: Po, kemi shkuar gjashtë herë në Hënë

Agjencia hapësinore amerikane, NASA, ka reaguar ndaj deklaratave të Kim Kardashian, e cila gjatë një episodi të fundit të emisionit të saj pohoi se ulja në Hënë ishte e sajuar.

Pikërisht ndaj këtij pretendimi ka reaguar administratori në detyrë i NASA-s, Sean Duffy, përmes një postimi në rrjetin social X, duke e demantuar miliarderen.

“Po, Kim Kardashian, ne kemi qenë në Hënë më parë, gjashtë herë”, ka pohuar Duffy, duke theksuar gjithashtu se NASA po përgatitet për misionin e saj të ardhshëm në Hënë.

Çfarë tha Kim Kardashian?

E gjithë kjo nisi në episodin më të fundit të serialit “Kardashians”, ku Kim po shfaqte prapaskenat nga xhirimet për serialin e saj të ri, “All’s Fair”.

Gjatë një pushimi në xhirime, ajo i shprehu dyshimet e saj për uljen në Hënë gjatë një bisede me aktoren Sarah Paulson.

“Po të dërgoj, deri tani, një milion artikuj dhe intervista me Buzz Aldrin dhe… tjetrin”, tha Kardashian, duke iu referuar të ndjerit Neil Armstrong.

Ndërsa po përgatiteshin për xhirime, Kardashian i tregoi një intervistë të astronautit Aldrin, të cilin e kishin pyetur se cili ishte momenti më i frikshëm i udhëtimit, ndërsa ai kishte thënë se “nuk kishte një moment më të frikshëm, sepse nuk ndodhi. Mund të kishte qenë i frikshëm, por nuk ishte, sepse nuk ndodhi”.

Ishte pikërisht kjo deklaratë që ngriti dyshime tek Kardashian.

Ajo i tha Paulson se mendonte që Aldrin, 95 vjeç, ishte “plakur” dhe po bënte komente që e bënin të vinte në dyshim faktet rreth misionit “Apollo 11”.

“Kjo është arsyeja pse nuk mendoj se ka ndodhur”, përfundoi ajo. Paulson as nuk i konfirmoi dhe as nuk i mohoi pretendimet e saj, por tha se do të “merrej seriozisht” me këtë temë në një moment të caktuar.

Pas kësaj, Kardashian vazhdoi bisedën me një nga producentët në trailer-in e saj, duke përsëritur qëndrimin e saj.

“Nuk mendoj se shkuam në Hënë. Mendoj se ishte e sajuar”, tha ajo, duke shtuar se Aldrin “e thotë këtë gjatë gjithë kohës në intervista tani”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas deklaratave të Kim Kardashian, NASA i kthen përgjigje: Po, kemi shkuar gjashtë herë në Hënë appeared first on Sinjali.