Pas fejesës, Melinda dhe Graniti “arratisen” në Stamboll

Vetëm pak javë pas fejesës së shumëpërfolur, çifti Melinda Ademi dhe Granit Muhaxheri kanë vendosur t’i largohen zhurmës së përditshme dhe të kalojnë disa ditë relaksi. Çifti i njohur ka udhëtuar drejt Stambollit, ku kanë vendosur të shijojnë disa ditë pushimi, por jo pa ndarë disa momente me ndjekësit e tyre. Në disa postime të […] The post Pas fejesës, Melinda dhe Graniti “arratisen” në Stamboll appeared first on Sinjali.

Pas fejesës, Melinda dhe Graniti “arratisen” në Stamboll

Vetëm pak javë pas fejesës së shumëpërfolur, çifti Melinda Ademi dhe Granit Muhaxheri kanë vendosur t’i largohen zhurmës së përditshme dhe të kalojnë disa ditë relaksi.

Çifti i njohur ka udhëtuar drejt Stambollit, ku kanë vendosur të shijojnë disa ditë pushimi, por jo pa ndarë disa momente me ndjekësit e tyre.

Në disa postime të publikuara në Instagram, Melinda ka treguar pamje mahnitëse nga ura e famshme që lidh dy kontinentet.

Në njërën prej storieve, këngëtarja shihet duke mbajtur një gotë vere përballë dritave të Stambollit, ndërsa në një tjetër postim shihet partneri i saj, Granit Muhaxheri, duke buzëqeshur teksa e shikon Melindën.

Mënyra si shikon kur më sheh nga larg” – ka shkruar Melinda krahas një fotografie të postuar.

Ky udhëtim duket të jetë pushimi i parë pas fejesës së tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas fejesës, Melinda dhe Graniti “arratisen” në Stamboll appeared first on Sinjali.